Si 15-vjeçari “hero” ndihmoi nga oborri i shtëpisë ushtrinë ukrainase të shkatërrojë kolonën e mjeteve ushtarake ruse

Adoleshenti ukrainas Andrii Pokrasa nga oborri i shtëpisë ka arritur të lokalizojë kolonën e mjeteve ushtarake ruse, që po i afrohej pjesës perëndimore së vendit.

Gjithçka ndodhi në fund të shkurtit, kur ushtria ruse avancoi drejt Kievit. Forcat ukrainase të mbrojtjes i dhanë një mision këtij civili dhe operatori të dronit – të gjejë kolonën e mjeteve ushtarake ruse.

Dhe ai kështu bëri.  Jurij Kasjanov thotë se adoleshenti ishte i vetmi që kishte përvojë në operimin e dronit në atë rajon. “Ai është një hero i vërtetë i Ukrainës”, tha Kasjanov për Global News.

Ndërkaq Andrii thotë se kjo përvojë i është dukur sa interesante aq edhe e frikshme, por që nga fillimi ishte i vendosur që ushtarët rusë të mos e marrin nën kontroll qytetin e tij.

Ushtria ukrainase iu drejtua atij, pasi kishin nevojë të dinë koordinata e GPS-ve të mjeteve ushtarake ruse. Ata i dhanë informacione se ku afërsisht mund të gjenden rusët, e adoleshenti kishte për qëllim të gjejë koordinatat e sakta dhe atë informacion t’ia jepte ushtarëve ukrainas.

“Kemi arritur ta gjejmë kolonën pasi një kamion kishte dritat e ndezura. Ata goditën këtë vend pasi i riu ua dha koordinatat dhe fotografitë”, tha Andrii.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT