“Si thotë dekreti, sot me datë…, në Tiranë apo Stamboll?”/ Manjani ironizon Metën

Pas sqarimit të Presidencës, në lidhje me firmosjen e dekretit që i hapi rrugën Bajram Begajt, drejt Presidencës, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, i LSI Ylli Manjani.
Teksa Sali Berisha nuk ka preferuar te reagoje vete, ka nxjerre “blerjen” e tij me të fundit, Manjanin, i cili në një postim në rrjetet sociale, ironizon Metën, ndërsa shkruan se dekretin e paska firmosur AKSH-i.
“I qartë kristal, sqarimi!
Dekretin e Presidentit e paska firmosur AKSH-i!!!
Kot lodheni me Kushtetutëra e ligje. Ne kemi AKSHI-n që na mbaron punë…
Po prap pyetja mbetet:
si thotë dekreti “sot më datë —–, në Tiranë apo në Stamboll?!”-shkruan Ylli Manjani./m.j
