“Situata e vështirë në Lindje”, Zelensky: Po humbasim çdo ditë nga 100 ushtarë

Ukraina humbet çdo ditë 60 deri në 100 ushtarë, ka konfirmuar Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Presidenti nënvizoi se situate në Lindje është shumë e vështirë.
“Gjithçka është bërë e vështirë. Po humbasim rreth 100 ushtarë çdo ditë dhe gati 500 të plagosur”, tha Zelensky.
Presidenti tha gjithashtu se dërgesat e grurit po bllokohen nga Rusia në Detin e Zi.
“Aktualisht, 22.5 milionë tonë drithë janë bllokuar nga Rusia”, tha Zelensky. “Për ta zhbllokuar këtë territor me dalje në det, me dalje në ujë, me dalje popullit tonë, duhet të luftojmë dhe duhet të kemi armë me rreze efektive deri në 120-140 kilometra. ”
Kujtojmë se Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi një paketë të re sistemesh raketash që do të dërgohen në Ukrainë. Zyrtarë të lartë të administratës thanë se sistemet e raketave do të kenë aftësinë për të lëshuar raketa deri në 80 kilometra, shumë më pak se armatimet me rreze të gjatë që ka kërkuar Zelensky, por shumë më e madhe se çdo gjë që Ukraina është dërguar deri më sot.