SKANDALI/ Putin i blen të dashurës shtatzënë dy vila në Turqi, e ndihmon dhe Erdogan

Një skandal me në qendër Turqinë dhe presidentin rus Vladimir Putin është zbuluar nga media britanike.
“Daily Mail” raporton se lideri rus i ka blerë të dashurës së tij të supozuar, 39-vjeçares Alina Kabaeva, 2 vila luksoze në Turqi, për t cilat duket se ka ndërhyrë dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan.
Tabloidi britanik citon opozitën ruse, e cila pretendon se një nga vilat ndodhet në Stamboll, ndërsa tjetra në Turqinë jugore. Po ashtu, pretendohet se të dyja pasuritë tashmë ruhen me rojet presidenciale të cilat kanë marrë urdhra posaçërisht nga Erdogan për këtë gjë.
Kabaeva është një ish-gjimnaste e famshme ruse, e cila përflitet si partnerja aktuale e liderit rus dhe nëna e 4 fëmijëve të tij, që ai nuk i ka njohur ende ligjërisht. 39-vjeçarja është vendosur nën sanksione nga Perëndimi, megjithatë ajo sërish ka udhëtuar drejt vendeve të Evropës, ndërsa përflitet se është sërish shtatzënë me Putin.
Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe po ashtu i është bashkaur sanskioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Moskës pas nisjes së luftës. Kjo e detyron të ndërpresë bashkëpunimin me Rusinë, por po ashtu dhe të sekuestrojë pasuritë që shtetasit rusë kanë në Turqi.