Sot votohet në parlament për President/ Çfarë ka deklaruar Bajram Begaj në formularin e dekriminalizimit (Dokumenti)

Bajram Begaj, është kandidati për President i Shqipërisë, i cili u propozua nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe që sot pritet të votohet në Parlament.
Pak para votimit të tij, është bërë publik dhe formulari i dekriminalizimit që Begaj ka plotësuar 5 vite më parë.
Nga të gjitha të dhënat e deklaruara në formular, Bajram Begaj rezulton të jetë një figurë e pastër, teksa pyetjeve u është përgjigjur negativisht, që do të thotë se nuk ka probleme me ligjin.
I besuari i maxhorancës për të mbajtur postin e Presidentit ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë, nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë proces hetimit. Gjithashtu nuk ka ndryshuar as emër dhe mbiemër.