Statusi kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, kërcënon Rusia: Liderët e BE-së nuk mendojnë pasojat negative

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova,  tha se vendimi i liderëve të Bashkimit Evropian për të pranuar Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësim, do të ketë pasoja negative.

“Duke vendosur për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate, Bashkimi Evropian konfirmoi se vazhdon të shfrytëzojë në mënyrë aktive CIS (Komunuelthin e Shteteve të Pavarura) në nivel gjeopolitik, në mënyrë që ta përdorë atë për të frenuar Rusinë. Ata nuk mendojnë për pasojat negative të një hapi të tillë”, ka thënë Zaharova.

Ditën e djeshme Këshilli i Europës vendosi  t’i japë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate për në Bashkimin Europian. Lajmin e dha vetë presidenti i KE, Charles Michel.

“Këshilli i Europës sapo ka vendosur statusin e kandidatit në BE për Ukrainën dhe Moldavinë. Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së. Urime presidenti Zelensky dhe Presidentja Sandu, dhe populli i Ukrainës dhe e Moldavisë”, shkroi Michel.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT