“Të blihet i gjithë gruri!” Braçe thirrje qeverisë dhe bordit: Rishikoni çmimet e naftës dhe analizoni kostot për fermerët!

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, deklaroi sot në Kuvend se tregtia e palicensuar e kriptomonedhave në vendin tonë është një aktivitet kriminal dhe jo një risi siç u quajt nga disa deputetë.

Ndër të tjera deputeti socialist i bëri thirrje qeverisë dhe Bordit të Transparencës që të rishikojë çmimet e naftës dhe të plehrave kimike, si dhe të analizojë kostot për fermerët.

Braçe: Dua të them se kriptomonedha dhe tregtia e tyre e palicensuar është aktivitet kriminal, është turp që të quhet risi. Së dyti tregu i kapur i ndrë me përqindje, është  treg i paligjshëm, është turp që nga salla e kuvendit të relativohet ky lloj tregu.

Së treti nuk asnjë me mbiemër Brace dhe në trung në në institucionin e AMF, të relativizojë ato që them unë. E katërta, bordi që merret me çmimin e karburanteve është instrument i mbështetur në ligj. Bordi ka një qëllim të mbrojë konsumatorin nga abuzimi në treg. Ka raste që e ka bërë dhe ka rastye që do shpjegojë se pësre nuk e ka përmbushur.

Do i kërkoj qeverisë që të kushtëzojë përdorimin e garancisë sovrane për të grumbulluar prodhimin vendas të drithërave, duke nisur nga gruri e duke përfunduar tek elbi dhe thekri.

Pse e kërkoj? Kostoja e këtij viti i ka detyruar bujqit që të mbjellin, por edhe të diskutojnë për këtë çmim. Plehërimi bazë dhe spërkatja zë 60% të kësaj kostoje. Në rast se me këtë kosto arrihet 50 kuital për hektarë, me çmimin e vitit që shkoi që ishte 30 lekë.

Me çmimin e vjetshëm iu jep vetëm 15 mijë lekë të ardhura bujqërve, që është me humbje. I kërkoj qeverisë, bordit që të merret me rregullimin e këtij çmimi, analizmin e kostove dhe të rregullojë çmimin për secilin grumbullues. Në rast se nuk e bën këtë se kjo quhet komuniste, të bëjë një gjë tjetër, të blejë të gjithë grurin e fermerëve e prodhuar në harkun e këtij viti për të mbuluar kostot, për të mbushur depot, për të garantuar qytetarët dhe për të garantuar mbjleljen e sezonit të ri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT