“Të parët qëlluan…”/ Hoxha zbulon detaje nga vrasja e Pjerin Xhuvanit: Një kamer ka filmuar çdo gjë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka  zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit një vit më parë në Elbasan, ngjarje për të cilën u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për nën drejtuesit e Policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, në lidhje me rolin e tyre në fshehjen e provave.

Hoxha u shpreh se disa muaj pas vrasjes, prokurorët kanë siguruar një video ku duket qartë ajo e cila ka ndodhur në konfliktin gjatë fushatës elektorale.

“Kamera ka qenë larg, por cilësia e imazhit është shumë e lartë dhe çdo gjë duket qartë”, tha Hoxha për AbcNeës teksa sqaroi se imazhet janë nën ruajtjen e SPAK që ka rindërtuar skenën e krimit.

Sa i përket nëndrejtorëve të arrestuar, Hoxha tha se ata nuk patën kurajon të vepronin gjatë ngjarjes dhe se sot janë në procedim penal pasi janë përgjegjës për atë që ka ndodhur.

Ndërkohë ai shtoi se nga pamjet e sipërpërmendura dallohet qartë se të parët që qëlluan ishin anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të PD-së.

“Policia ishte më e pakët në numër, edhe se ata që ishin edhe se ata që erdhën. Këta që erdhën ishin të njohur në qytet, s’i prekte dot. Ata nuk patën kurajo të vepronin. Kurse opozita pati përgjegjësinë e zmadhimit të ngjarjeve. Shkoi në Elbasan SMV, atë mëngjes. Në Elbasan Arena një ditë më parë u bë një takim i madh, që krijoi përshtypjen se maxhoranca kishte epërsi të madhe në Elbasan. Opozita donte të tregonte forcën…Nuk shkuan kot, por ai u doli që s’kishte gjë. Nuk do t’i shpërndante në mëngjes paradite lekët”, rrëfeu Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT