Tigri dhe luanët “shqiptarë”, shkaktojnë skandal në Greqi

Një tigër dhe dy luanë të cilët janë nisur drejt Shqipërisë, kanë shkaktuar skandal në Greqi, ku aktivistët për mbrojtjen e kafshëve kanë nisur protestat.

Kafshët ishin programuar fillimisht që të niseshin nga Çeklia drejt Mykonos, por në fund duket se destinacioni i tyre ka ndryshuar, raporton abcnews.al.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke dy luanët dhe tigri do të kalonin përmes Greqisë pasi aty janë pajistjet e duhura për inspektimin e kafshëve.

Ndërkohë që kryetarja e Federatës Panhelene dhe të Mirëqenies së Kafshëve, Natasa Bombolaki, tha se kafshët nuk ndodhen në Greqi, ato mund të jenë rrugës për në kopshtin Zoologjik të Tiranës./Abcnews.al/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT