U vra gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit/ Rihapet dosja e Pjerin Xhuvanit, prokurorët në skenën e krimit

Prokuroria e Elbasanit duket se ka rihapur hetimet për vdekjen e Pjerin Xhuvanit, të ekzekutuar gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, në 2021.
Hetuesit kanë rindërtuar skenën e krimit të 21 prillit ku aktivisti i Partisë Socialiste humbi jetën, e po ashtu mbetën të plagosur Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, dhëndri i xhuvanit, Eltjon Bodinaku dhe efektivja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçare.
Xhuvani u ndalua nga disa mbështetës të Partisë Demokratike në atë kohë, pasi akuzohej se po vidhte vota. Pas një shkëmbimi zjarri, Xhuvani u qëllua për vdekje nga Arbër Paplekaj.
Më herët ai u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës të vitit 2021 në Elbasan, po ashtu edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.