U zgjodh kandidat për Presidentin e ri, Bajram Bega pranon propozimin e PS

Vetëm pak momente më parë kryeministri Edi Rama zbuloi se Partia Socialiste ka propozuar për kandidat për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn.

Burime për media bëjnë me dije se Begaj ka pranuar propozimin nga PS-ja për President të Republikës së Shqipërisë.

Rama pak më parë tha se do e telefonoj Begajn dhe se do të zhvillojë me të një takim sonte.

“Do ta telefonoj dhe do të kem një takim sonte me të nëse është në qytet. Ne do të zgjedhim presidentin ne seancën e ardhshme me mandatin që na kanë dhënë shqiptarët për të udhëhequr”, tha Rama.

Aktualisht Gjeneral Major Begaj mban postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT