Ukraina vetëm një ndeshje larg kualifikimit në Kupën e Botës

Ukraina është rikthyer të luajë futboll që pas 24 shkurtit kur Rusia nisi sulmet ushtarake ndaj saj. Në sfidën e mbrëmjes së sotme ku kombëtarja ukrainase u përball me Skocinë arritën të fitonin me shifrat 3-1.

Një fitore e rëndësishme për kombëtaren verdheblu, teksa emocionoi të gjithë të pranishmit, pasi tashmë do të kenë mundësinë të përballen me Uellsin për një vend në “Katar 2022”.

Golat për kombëtaren ukrainase u shënuan nga Yarmolenko në minutën e 33-të dhe Yaermchuk 49-të, ndërsa Dovdyk , në minutwn shtesë, do të ngrinin peshë gjithë tifozët.

Goli i shënuar nga skocezët, ku Mc Gregor 79-të do të shërbente vetëm për statistikë, pasi ky takim do të mbyllej në favor të Ukrainës e cila tashmë gjen Uellsin për biletën e fundit për të shkuar në “Katar 2022”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT