“Vepër e Soros”/ Berisha kundër Reformës në Drejtësi: I ka bërë Shqipërisë atë që nuk e ka bërë asnjë pushtues

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një takim me intelektualë për të diskutuar rreth sfidave me të cilat po përballet sot sistemi i drejtësisë në vend.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka sulmuar ashpër Reformën në Drejtësi, duke e cilësuar si vepër të George Soros, ndërsa shtoi se ky i fundit i ka bërë Shqipërisë një dëm që nuk e ka bërë asnjë pushtues më parë.

“Harta e re gjyqësore e cila vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për organizimin e Drejtësisë është kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli Reforma e Drejtësisë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Shqipëria kaloi në një proces unik, asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër sistemin e drejtësisë, siç e shkatërroi reforma e George Sorosit.

Edhe pushtuesit, kanë konventa për fusha të caktuara të cilat janë të detyruar t’i zbatojnë. Reforma shkatërroi me vetingun nga lart poshtë, të kundërshtuar nga opozita, jo se jemi kundër verifikimit të pastërtisë së figurave, por ne kemi qenë kundër metodës nga lart poshtë. Metodë e cila kishte dy probleme të mëdha madhore, atë të vakumit shkatërrimtar për sistemin dhe së dyti atë të futjes së duarve nga lart për sistemin. Mohimi që iu bë shqiptarëve për të pasur një proces të rregullt gjyqësor. Kjo reformë e rrënoi këtë të drejtë. Nuk është proces i rregullt kur t’i pret 10 ose 15 vite kur rrethanat dhe kushtet kanë ndryshuar që nga fillimi i procesit”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT