VIDEO/ “Çmenduri” në rrugët e Tiranës, i riu bën drift në mes të autostradës, për pak i merr jetën shokut

Çudirat shqiptare nuk kanë fund! “Rebelët” aventurierë të makinave rrezikojnë thuajse çdo ditë jetë njerëzish, duke thyer edhe rregullat e qarkullimit rrugorë.
Një rast i tillë është shënuar edhe në autostradën Tiranë-Elbasan, afër një qendre tregtare, ku në mes të rrugës, një i ri ka bërë drift për të dhuruar “show”.
Papërgjegjshmëria mund të shkaktojë edhe jetën e udhëtarëve në rrugë, dhe ky rast e vërteton. I riu, teksa po bënte drift me BMW-në e tij, për pak sa nuk përplasi edhe shokun e tij, raporton Abc news.
Ndërkohë nga video, shohim se “spektali” i dhururar nga i riu, ka shkaktuar trafik në rrugë, ku shumë automjete janë detyruar të ndalojnë.