VIDEO/ Mbi 1.000 viktima nga tërmeti në Afganistan, BBC: Ka shumë fëmijë të vrarë

Mjekët në Afganistan kanë zbuluar për BBC-së se shumë fëmijë mund të jenë vrarë nga tërmeti i së mërkurës. Më shumë se 1,000 njerëz vdiqën nga katastrofa, ndërsa shiu i dendur dhe terreni i thyer po pengon punonjësit e shpëtimit për të nxjerrë persona të plagosur që kanë mbetur nën rrënoja.
Tërmeti i magnitudës 6.1 ballë ka detyruar edhe autoritetet talebane që të bëjnë një hap pas dhe të bëjnë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare, ndërsa rrjetet e komunikimit janë gjithashtu të goditura keq.
“Ne nuk mund të arrijmë në zonë, rrjetet janë shumë të dobëta”, tha një zëdhënës i talebanëve për Reuters.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara janë ndër ato që po përpiqen të ofrojnë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore për zonat e largëta në provincën Paktika të goditur më keq nga tërmeti.