VIDEO/ Medalje ari për Shqipërinë, mundësi çeçen me fanelën kuqezi triumfon në peshën 65 kg

Mundja i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po zhvillohen në Algjeri. Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë, Zelmikhan Abakarov, ka fituar në finale në peshën 65 kg në stilin e lirë.
Abakarov e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit.
Deri më tani në sportin e mundjes, Shqipëria ka dy medalje në “Oran 2022”, një medalje ari, e cila u fitua sot nga Zelmikhan Abakarov, dhe një medalje bronzi.