VIDEO/ Plagoset moderatorja e njohur dhe këngëtarja Elena Paparizou, sherr masiv në eventin e madh muzikor në Athinë

Një skenë dhune për pak sa nuk ka tronditur ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards 22” në Athinë.

Sipas mediave greke, protagonistët e episodit të rëndë, videot e të cilit po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale ishin dy persona që u përleshën me rojet e sigurisë duke shkaktuar kaos absolut në arenë.

Intensiteti ka qenë aq i madh sa që eventi është ndërprerë për rreth 15 minuta derisa janë qetësuar gjakrat.

Ndërkohë, e plagosur ka mbetur moderatorja e njohur greke Roula Koromila dhe është lënduar lehtë këngëtarja e mirënjohur Elena Paparizou.

Një foto e publikuar e tregon moderatoren Koromila në shkallë duke marrë ndihmën e parë. Sa i përket Elena Paparizou, ajo ndodhej shumë pranë vendit ku ka ndodhur përleshja dhe është shtyrë furishëm duke vrapuar për t’u larguar nga vendi.

VIDEO/ Sherr masiv në eventin e madh muzikor në Athinë, Plagoset moderatorja e njohur dhe këngëtarja Elena Paparizou!

Sherri nisi në podiumin zyrtar, teksa dy persona kanë nisur të shtyhen me njëri-tjetrin, ndërsa turma është afruar për t’i ndarë. Ky episod ndodhi teksa Ioanna Paliospyrou ishte në skenë dhe do t’i jepte artistes Elena Paparizou çmimin e baladës më të mirë të vitit, e cila në atë kohë ndodhej në vendet VIP.

Në skenë ka qenë edhe Konstantinos Argyros, për të qetësuar shpirtrat, ndërsa Paparizou është larguar nga eventi  sepse e ka zënë paniku. Asnjë nga artistët nuk doli në skenë, por vetëm kërcimtarët, duke kërcyer nën këngën që do të performonin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT