VIDEO SKANDAL: Qytetari qëllon me gurë tigrin në Kopshtin Zoologjik, i shkulin dhëmbët edhe dinozaurit

Kopshti Zoologjik hapi dyert këtë të shtunë për të pritur simpatizantët e kafshëve dhe shpendëve.
Mirëpo, jo të gjithë kanë dashamirësi ndaj botës së egër.
Një qytetar ka zgjedhur që të qëllojë nga rruga tigrin me gurë. Një gjest i shëmtuar, që duhet dënuar nga të gjithë. Kjo sjellje kërcënuese ndaj kafshëve bëhet në sy të fëmijëve që kanë ardhur të vizitojnë kopshtin.
Ndërkohë, të tjerë i kanë shkulur dhëmbët disa instalacioneve të vendosura si simbol i kafshëve të zhdukura.
Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale të qytetarëve të Tiranës që kanë dënuar masivisht sjellje të tilla vandale, ndërsa kanë publikuar foto me fëmijët e tyre në Kopshtin e ri.