VIDEO/ Zjarri tmerroi banorët në Astir, ky është momenti kur gruaja thërret me të madhe “NDIHMË”

Një zjarr i madh ka rënë në garazhin e një pallati në Astir, në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke alarmuar banorët.

Fillimisht banoërët e pallatit kanë mbetur të bllokuar, ndërsa kanë kërkuar ndihmë duke thërritur nga dritaret.

Një grua dëgjohet teksa thërret me  të madhe “ndihmë” nga dritarja e shtëpisë.  Pas ndërhyrjes së forcave zjarrdfikëse është bërë  i mundur evakuimi i tyre.

Nga zjarri mbetën të lënduar 8 persona, të cilët u dërguan në spital dhe morën ndihmën e parë mjekësore. Gjithashtu u shkrumbuan 4 automjete të cilat ishin të parkuara në garazhin e pallatit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT