Votimi në parlamentin bullgar/ Meta: Lajmi i shumëpritur erdhi, u hap rruga për nisjen e negociatave

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi bullgari miratoi propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për heqjen e vetos për negociatat për Maqedoninë e Veriut.

“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit. Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona. Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende”, shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT