Vrasjet e bujshme/ Çfarë do të rrëfejë tjetër? SPAK merr në pyetje bashkëpunëtorin e Dumanit

Henrik Hoxhaj, tashmë i penduar i drejtësisë, është marrë sërish në pyetje nga SPAK.

Hoxhaj është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për shkak të statusit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

I penduari i drejtësisë, do të pyetet nga prokurorët mbi krimet e rrëfyera prej tij dhe bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Henrik Hoxhaj, së bashku me Nuredin Dumanin, treguan disa nga ngjarjet kriminale më të rënda të dekadës së fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT