Zbulohet data, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Në fund të qershorit mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës.
Ai ka kërkuar në fund të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën që ministrat të kenë me prioritet çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore.
Kurti ka kërkuar që draft-marrëveshjet t’i kenë të gatshme deri më 10 qershor. Mbledhja e ardhshme do të mbahet në Kosovë. Ndërsa e fundit u mbajt në fund të nëntorit të shkuar në Elbasan.