Zbulohet skema e trafikimit të qenieve njerëzore drejt Britanisë/ Ja si lidhej grupi kriminal anglez me atë shqiptar

Një tjetër grup kriminal i trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe është shkatërruar, dhe gjykata angleze ka lënë në burg 4 anëtarë të tij. Grupi kriminal sillte emigrantë ilegalisht nga Franca dhe Belgjika.

Mesohet se skema e përdorur nga 33 vjeçari Gul Ëali Jabarkhel, ishte se përmes berberit të tij, që e përdorte si një vendtakim rekrutonte shoferët e kamionëve, duke iu kërkuar atyre që të sillnin emigrantë në Britaninë e Madhe

Sipas policisë britanike, 33 vjeçari Jabarkhel, i cili pretendonte se kishte lidhje me bandat shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore i jepte një shoferi 2500 paund për çdo person që mund të sillte nga Franca ose Belgjika, bën të ditur “Agjencia britanike kundër krimit dhe emigracionit.

Mësohet se pasi shoferi merrte paratë pasi kishte kryer punën, nuk kalonin ilegalisht më shumë se 5 emigrantë në të njëjtën kohë për shkak të rrezikut të zbulimit. Kontrabanda zhvillohej tre herë në muaj. Por Jabarkhel së bashku me bashkëpunëtorin e tij, 47 vjeçarin Baz Mohammed Jabarkhil e braktisën aktivitetin kriminal duke u kthyer në Kabul në Afganistan. Ata iu rikthyen sërish punës së mëparshme duke tentuar të hyjnë sërish në Britaninë e Madhe duke përdorur shoferët e kamionëve që ishin përpjekur të rekrutonin më parë. Bashkëpunëtorët e tyre si 19 vjeçari Rehan Murudkar, dhe 28 vjeçari Mohammad Rafique paguan 10 mijë paund për dy shokët e tyre nga Afganistani që të hynin ilegalisht në Britaninë e Madhe, por ata ranë në prangat e policisë. Të katër personat u dënuan me burg në Gjykatën e Kingston Croën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT