Zjarr i madh në Mirditë/ Era e fortë përhap flakët në të gjithë pyllin (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe pylli në Mirditë ditën e sotme.
Flakët janë përhapur pranë fshatit Lajthizë, Njësia Administrative Orosh. Vatra është aktive që prej orës 12:00, ndërsa është favorizuar dhe nga era e fortë, që ka përhapur flakët në një sipërfaqe të madhe.
Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe po punojnë për shuarjen por terreni i vështirë ua ka vështirësuar punën.