Zjarr në ishullin e Sazanit, “zbarkon” urgjent ushtria për të neutralizuar flakët

Një vatër zjarri ka shpërthyer në ishullin e Sazanit këtë të dielë. Bëhet me dije se zjarri ka nisur që prej orëve të para të mesditës dhe vijon ende.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e ushtrisë dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të mbrojtura, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Zjarri ka mundur të djegë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në ishull./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT