Zjarri në garazhin e pallatit në Astir, Policia: Janë lënduar 8 persona dhe janë djegur 4 automjete

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një garazhin e një pallati në Astir, ku janë lënduar 8 presona, të cilat kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spital.

Si pasojë e zjarrit janë dejgur edhe 4 automjete të cilat ishin të parkuara në garazh.

Tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT