9 orë marrje në pyetje/ Beqaj del nga godina e SPAK, ja çfarë dëshmoi

Pas 9 orësh marrje në pyetje, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat Beqaj tha se tregoi çdo gjë që dinte në lidhje me pyetjet e prokurorëve, ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse i druhej kësaj thirrje nga SPAK, ai tha se nuk ka asnjë problem në lidhje me këtë gjë.
“Jam thirrur në cilësinë e çështjes se jam personi që kam dijeni për rrethanat e çështjes që po ndjek prokuroria për sterilizimin. Kam dhënë dëshminë time para prokurorëve dhe kam dhënë përgjigjet e mia para 2 prokurorëve dhe BKH. Nuk i druhem përgjegjësisë penale.”-tha ai.
Beqaj u pyet nga SPAK pa praninë e avokatit, për koncesionarin e dhënë në vitin 2015, me një kompani private të njohur si “Sani Service”, dhe në lidhje me akuzat e ish-ministri kishte njohje me pronarin e saj.
Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. Aktualisht, hetimet po zhvillohet për tre vepra penale: shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera. Nuk ka ende persona në hetim dhe as të akuzuar.