A do marrë pjesë Partia e Lirisë në zgjedhjet vendore? Ja si përgjigjet Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar sot se kjo forcë e re politike do të garojë në zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Në një konferencë për mediat, Meta deklaroi se sa të jetë ai lider i kësaj force, nuk do të bojkotohet asgjë. Ai tha se Qeveria do ikë ose me votë ose më protestë, ndërsa nuk nguroi të thumbonte dhe ish-kreun e PD, Lulzim Basha, ndërsa tha se kush nuk merr pjesë në zgjedhje ëshët dezertor.
“Për sa kohë unë di të jem lideri i Partisë së Lirisë, nuk do të bojkotohet asgjë në këtë vend. Aq më tepër zgjedhjet. Qeveria do të ike me zgjedhje dhe me protesta. Kush ikën nga zgjedhjet është një dezertor, një kapitullues. Demokracinë duhet ta mbrojmë çdo ditë ta forcojmë çdo ditë. Partia e Lirisë do të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet kurdoherë. Partia e Lirisë, liria, kushtetuta, sovraniteti janë të majta apo të djathta. Jemi në një moment ku nuk jemi të majtë apo të djathtë. Partia Socialistë a është me të vërtetë një Parti Patriotike sot?
Që ka frikë të përmendë masakrën e Srebrenicës. Partia e Lirisë do të ndezë flakën e shpresës dhe të lirisë e demokracisë që është uzurpuar nga Partia Socialiste. Për këto 28 mijë kilometra katrorë duam që t’ia lëmë brezave që vijnë ashtu siç na i kanë lënë të parët neve. Nuk jemi parti nacionaliste por ultra-demokratike. Referendumi është garanti i rikthimit të Shqipërisë në themelet e Kushtetutës më të mirë që ka pasur kjo tokë. Referendumi nuk është thjeshtë për të bërë zgjedhje por pjesëmarrje e popullit në vendimmarrje e politikë bërje. Referendumi është zgjim, demokraci reale.”- tha Meta.