“Amanetet” e fundit/ Meta i shkruan letër Nikollës dhe të gjithë deputetëve: Informim për “Çështjen e Detit” me Greqinë. I hapur deri më 24…

Tre ditë nga përfundimi i mandatit, Presidenti Ilir Meta i ka kujtuar qeverisë edhe njëherë çështjen e detit me Greqinë. Kreu i Shtetit, i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës ku ka listuar sipas tij, problematikat e konstatuara përgjatë këtyre negociatave.

Në letrën e tij, Meta thotë se Presidenti nuk është vënë në dijeni në kohë reale për negociatat e kryera midis palëve.

Presidenti kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë në përputhje me Kushtetutën.

Postimi i Ilir Metës:

Në respekt të transparencës, të rëndësisë së jashtëzakonshme të çështjes dhe të përmbushjes së plotë të detyrimeve kushtetutese nga të gjithë aktorët përgjegjës, sot në prag të mbarimit të mandatit tim në detyrën e Presidentit të Republikës, i nisa një letër zyrtare informuese Kryetares së Kuvendit, znj.Lindita Nikolla dhe të gjithë deputetëve, mbi çështjen e hapur të procesit të negocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për Kufizimin e Zonave të tyre Detare.

Uroj që çdo deputet ta lexojë me vëmendje, jashtë çdo interesi apo paragjykimi politik, dhe Kuvendi i Shqipërisë në trajtimin e saj të udhëhiqet nga interesi kombëtar, zbatimi i Kushtetutës dhe vullneti i mirë për zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje.

I udhëhequr si gjithmonë nga ndjenja e lartë e përgjegjësisë dhe e bashkëpunimit për çështje madhore, mbetem i hapur për të bashkëpunuar me Kuvendin e Shqipërisë jo vetëm deri në mbrëmjen e datës 24 korrik 2022, por edhe përtej.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT