“Aty po ndodh diçka”, Karamuço për çështjen e Dumanit: Një përplasje shumë e madhe mes…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur për situatën e kriminalitetit në vend si dhe për çështjen e Nuredin Dumanit.

Karamuço tha se diçka po ndodh dhe se kjo heshtje ditët e fundit nuk është gjë aspak e mirë sa i përket çështjes së Dumanit.

“Hetimet që janë kryer fillimisht nuk kanë qenë të plota. Kur fillon hetimet pasi e ke arrestuar, hapësira, korrupsioni, paaftësia të gjitha këto çojnë që ne kemi dështim. Unë kam frikë se mund të na dështojë edhe kjo çështja Dumani. Aty diçka po ndodh. Një përplasje shumë e madhe po ndodh mes të penduarve. Kjo heshtje nuk është premtuese. Unë prisja arrestime të tjera.

Janë thënë shumë informacione, por për shkak se të tjerët nuk e pranojnë, kanë çuar në një dyshim të institucioneve nëse janë të vërteta po jo. Ky ngadalësim nuk është premtues. Kjo i jep kohë grupeve kriminale dhe mund të japë shumë më tepër”, u shpreh eksperti për “Abcneës”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT