Avokatja Eni Çobani thyen bojkotin e kolegëve, rrezikon t’i hiqet licenca

Avokatja e emisionit ‘Shihemi ne gjyq’, Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokatëve duke marrë pjesë në një seancë gjyqësore ne Gjykatën e Faktit ne Përmet.
Kujtojmë që avokatët në të gjithë vendin kanë një muaj që po bojkotojnë seancat gjyqësore si kundërshtim ndaj hartës se re gjyqësore në vend.
Megjithatë Eni Çobani ka marrë pjesë sot në një seancë gjyqësore, ndërsa në hyrje të godinës është përballur me avokatët e Rrethit të Përmetit.
Dhoma e Avokatisë se Gjirokastrës ku pjesë janë edhe avokatët e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit dhe bashkë me të, i ka dërguar Komitetit te Disiplinës te Dhomës Kombëtare te Avokatisë në Tiranë, një ankesë ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licensës.
