Balluku zë karrigen pranë kryeministrit Rama, Arben Ahmetaj shfaqet krah Gjiknurit pas ndryshimeve në qeveri

Ndryshimet në qeveri janë reflektuar ditën e sotme në seancën e Kuvendit të mbledhur me urgjencë për të votuar vendimet e firmosura nga kryeministri Edi Rama.
Kështu Belinda Balluku është pozicionuar në krah të kryeministrit Edi Rama, duke zënë në këtë mënyrë vendin e ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ndërsa ky i fundit është fotografuar në ulëset e Kuvendit, në krah të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.
Gjatë seancës që ka zgjatur pak minuta, Balluku është fotografuar duke biseduar me kryeministrin Edi Rama.