Berisha feston ditëlindjen e së shoqes: Je më e mira

Sali Berisha sot ka dy gëzime, ditëlindjen e bashkëshortes së tij, e cila mbush 74 vjeçe, por edhe 51-vjetorin e martesës.
Në Facebook, Berisha ka ndarë një foto familjare ku shfaqet krah bashkëshortes së tij, Liri Berisha dhe dy fëmijëve, Shkëlzen Berisha dhe Argita Berisha.
Berisha e quan gruan e tij “më të mirën e familjes”, ndërsa uron që bashkë të kalojnë edhe shumë vite të tjera.
“Mirëmëngjes miq, sot familja jonë feston 74 vjetorin e më të mirës së familjes tone, Lilit, por edhe 51 vjetorin e martesës tone. Gëzuar Lili! Se bashku edhe shume e shume vite tjera”, shkruan Berisha.