Berisha tregon agjendën për “ÇLIRIMIN e Shqipërisë”: Vazhdimësinë e protestës e cakton “Fronti i Shpëtimit”

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se 7 korriku mund të mos jetë e vetmja protestë e madhe e opozitës në Shqipëri.
Berisha tha se një grup i quajtur si “fronti i shpëtimit të Shqipërisë” do të vendosë për vazhdimësinë e protestës.
Berisha u shpreh se çdo demokrat e ka derën e hapur në protestë, por nuk kurseu akuzat për Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhin.
“Ka vetëm një axhendë, çlirimin e shqiptarëve. Cila do të jetë vazhdimësia? Ka një front të shpëtimit të Shqipërisë që do të vendosë. Unë si kryetar i asaj partie jam aty me ato vota, nuk kam nevojë të tregoj me asgjë tjetër se kush jam. Kjo është protestë e PD jo e Berishës, çdo njeri që e ndjen veten demokrat e ka të hapur derën. Përveç Alibashës, Bardhi dhe ndonjë tjetri, nuk ka të tjerë. Këta kanë probleme me veten e tyre”, deklaroi Berisha.