Blendi Fevziut i vidhet indetiteti, gratë braziliane mashtrohen për martesë me fotot e gazetarit

Gazetari Blendi Fevziu së fundmi  është kthyer në objekt mashtrimi në Brazil. Me foton e tij disa gra braazilane kanë rënë në grackë të një personi me emrin “Roberto Anthonio Martino”.

Ka qenë vetë Fevziu i cili në llogarinë e tij në “Instagram”ka publikuar mesazhin e një personi i cili ka paralajmëruar gazetarin për mashtrimet që po bëhen me foton e tij.

Me fotot e gazetarit një person po mashtron gratë duke i bërë ato të besojnë se po flasin me një pasanik italian i cili është në kërkim për t’u martuar.

“Përshëndetje Blendi. Jam brazilian, gjinekolog dhe obstetër. Po ju kontaktoj për t’iu informuar se fotot dhe imazhi yt janë vjedhur dhe po përdoren për të mashtruar gratë braziliane. Nëna ime ishte një nga viktimat”,  thuhet në mesazhin e ardhur në llogarinë e Fevziut.

Gjithashtu gazetari ka publikuar se ky person ka krijuar një pasaportë me fotot e tijadhe të jgitha dokumentacionet përkatëse, gjithashtu dhe një llogari në “Facebook”.

   

Back to top button
LAJMET E FUNDIT