“Braktisi Arbër Paplekajn”, Bardhi “flakë për flakë” me Berishën: O babi i Zenit, prit të mbarojnë hetimet! Unë nuk mohoj askënd

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i deputetit të PD-së, Gazment Bardhit, pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri, Sali Berisha, ndaj tij për ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi Bardhin se braktisi Arbër Paplekajn, i cili ishte pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, për arsye që të mbyllej hetimi dhe të shpëtonte vetem.

Përmes një postimi në “Twitter”, Bardhi i ka kthyer përgjigje ish-kryeministrit duke i kërkuar që të presë përfundimin e hetimeve dhe për të kuptuar se ai nuk braktis askënd.

“Babi Zenit” të pres me qetësi përfundimin e hetimit, dhe do kuptojë që unë as braktisë e as mohoj askënd. Ai duhet të ndjehet i turpëruar që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasanit. Unë nuk jam “Babi i Zenit”, që nuk e njeh baxhanakun e tij për të mbrojtur Zenin!”, shkruan Bardhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT