Çështja “Babale”, shtyhet për herë të dytë seanca për Ervin Salianjin, zbulohet ARSYEJA

Gjyqi për deputetin e PD Ervin Salianji, është shtyrë për herë të dytë për çështjen “Babale”.

Bëhet me dije se mbrojtësit e të pandehurve kanë depozituar sërish kërkesë për shtyrjen e seancës si dhe një anëtarët e trupës gjykuese nuk do të ishte i pranishëm.

Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet.

Salianji më parë është shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë.

Nëse Gjykata e Apelit do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atëherë Ervin Salianji shkon në burg.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT