Çfarë do bëjë kryeministri pas karrierës politike? Rama: Do dizenjoj rrobat e mia si stilist! Shqipëria mund të duket e mërzitshme, por jo aq sa për ta lënë

Kryeministri Edi Rama ka treguar se pas përfundimit të karrierës së tij politike mund të bëhet një dizanjues rrobash. Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”.
Ai thekson se dëshiron të ushtrojë “profesionin e ri” brenda Shqipërisë. Edhe pse vendi mund të duket i mërzitshëm, tha ai nuk është mjaftueshëm sa për ta lënë dhe për tu larguar.
Çfarë do të dëshironit të bënit pas karrierës suaj politike?
Edi Rama: Ndoshta të dizenjoj rrobat e mia si stilist.
Në Shqipëri apo jashtë saj?
Edi Rama: Në Shqipëri. Shqipëria mund të duket e mërzitshme. Por, jo aq sa për ta lënë.