“Do përfundojë në luftë!”/ Deklarata e fortë e Gjukanoviç: Ballkani i Hapur u krijua për të zhdukur Kosovën, RMV-në dhe Bosnjen

Në një intervistë gjatë ditës së sotme, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë disa deklarata të forta ndaj nismës Open Ballkan, kryeministrit Dritan Abazoviç dhe marrëdhënieve me Serbinë.
Sipas medias Vijesti, presidenti malazez e konsideron projektin “Open Balkans” si “shumë kontrovers”, sepse është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. Gjukanoviç u shpreh se projekti “Open Balkan” është i diskutueshëm, dhe se nistëtar i saj ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksander Vucic dhe ish kryeministri i maqedonisë së veriut, Zoran Zaev.
“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk e shohin as demokracinë multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, gjithçka fillon tradicionalisht nga ajo serbe. anën, kësaj radhe ‘botën serbe’. Dhe ajo vazhdon automatikisht me të njëjtat veprime të mëdha shtetërore”, tha Gjukanoviç.
Presidenti malazez tha se qëllimi i ideatorëve të Ballkanit të Hapur, është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, cka sipas Gjukanovic do të përfundonte me ndonjë luftë apo ndonjë lloj gjenocidi.
Punimet e samitit “Ballkani i Hapur” kanë nisur më 29 korrik dhe u finalizuan me nënshkrimin e dy memorandumeve dhe një marrëveshje ndërshtetërore që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.