E FUNDIT/ “Gati për hapin e radhës me Shqipërinë…”, Presidentja e KE njofton se marrëveshja me Bullgarinë është pranë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka lajmeruar ne nje postim në Twiter se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje.
“Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, thekson ajo.
“Telefonatë shumë e mirë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski
Lajme i shumëpritur që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet.
Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane“, shkruan von der Leyen.
Good phone call with PM @DKovachevski
Welcome news that 🇲🇰 and 🇧🇬, with support of France, are close to an agreement which takes into account interests & concerns.@EU_Commission is ready to start the screening process for 🇲🇰 and 🇦🇱, the next step on their European path.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 1, 2022