E FUNDIT/ Nano shkarkon nga detyra kreun e Policisë Kufitare, emri që e zëvendëson. Ndryshime edhe në Drejtorinë e Tiranës

Gledis Nano firmos largimin nga detyra të kreut të policisë kufitare Eduart Merkaj.

Rrejtuesi i ri i policisë kufitare prezantohet pasditen e sotme nga Nano.

Riorganizimi për të intensifikuar luftën në parandalim e narkotikëve, trafikimit të sendeve të paligjshme dhe emigracionit ilegal.

Largimi i Merkaj është firmosur nga Nano ndërsa pritet që rokadë të ketë në disa drejtori qarqesh përfshirë edhe Tiranën dhe disa komisariate.

Emri i ri i përzgjedhur nga Nano është efektiv policie nga radhët e policisë kufitare që do të drejtojë policinë kufitare.

Ai është emëruar Saimir Boshnjaku i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë.

Ndërsa, ndër detyrat e para që Nano ka kërkuar ka qenë edhe menaxhimi i mjeteve lundruese në vendet e përcaktuara me ligj për mos cenuar jetën dhe sigurinë e pushuesve./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT