E FUNDIT/ Tërmeti godet Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në Tiranë

Lëkundje tërmeti janë shënuar në Shqipëri pak minuta më parë.
Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.8 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 10 km në perëndim nga qyteti i Laçit, dhe 38 km në veri nga Durrësi, me thellësi 13 km.
Ndërkohë, deri më tani nuk raportohet për dëme.
