“Efektivët e RENEA-s dhe FNSH u rrinë “lepe peqe” bosëve të kokainës”, gazetari: Marrin deri në 5 mijë euro në muaj, Gledis Nano ka një dosje…(E PLOTË)

Gazetari Elton Qyno shkruan rreth situatës kriminalistike në vend, e teksa hedh akuza të forta ndaj efektivëve të RENEA-s, FNSH-së, Gardës, RESI-t dhe komandove të Zall Herrit.

Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Qyno shkruan se Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në tavolinën e tij, ka një dosje operative të lënë nga paraardhësi i tij, Ardi Veliu, për veprimtarinë jashtë detyrës të çdo efektivi të RENEA-s, FNSH-së, Gardës, RESI-t dhe komandove të Zall Herrit.

Gazetari thotë se disa efektivë u qëndrojnë “lepe-peqe” bosëve të kokainës dhe se disa punojnë për ta, si shoferë bodygard, apo kryejnë edhe punë të ndryshme poër ta.

“Kjo dosje ka të fotografuar në HD aktivitetin jo normal, të disa prej efektivave të RENEA-s, RESI-t, FNSH-së, Gardës së Republikës dhe repartit special të Ushtrisë në Zall-Herr.

Dosja që ndodhet në zyrën e Gledis Nanos, jep në mënyrë fotografike një tablo të qartë se si, efektivë të RENEA-s, Zall-Herit dhe Gardës së Republikës, i bëjnë lepe-peqe, bosëve të kokainë dhe disa prej oligarkëve më të njohur të Tiranës. Në dosjen që zotëron Gledis Nano, raportohet informacion operativ edhe për shifra mjaft të majme, që paguhen përshërbimet jashtë orarit të punës, duke filluar për pagesa që variojnë nga 1 milion lekë të vjetra në muaj, deri në 5 milion lekë në muaj” shkruan ai.

“Kjo bën që një numër i lartë i komandove të ushtrisë dhe efektivë të RENEA-s, RESI-t, FNSH dhe Gardës së Republikës, pas lënies së detyrës, janë në shërbim të plotë të bosëve të krimit në Shqipëri, duke i shërbyer atyre në forma të ndryshme.

Duke filluar nga shoferë, bodigardë në resorted apo komplekset e ndërtimit, bodigardë të dashnoreve të tyre, dhe deri tek truproja për të mbrojtur me trup, nëse ka ndonjë situatë me shkëmbim zjarri” thotë ndër të tjera.

Gazetari shton se s’duhet të habitemi nëse në ngjarjen që ndodhi pak ditë në Milot, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër, rezulton se një ndër personat që qëlluan drejt mjetit ishte efektiv.

Postimi i plotë i Elton Qynos:

RENEA vrapon të kapi vrasësit e

atentateve në Milot e Fushë-Krujë,

por 3 reparte speciale të policisë

dhe Zall-Herri i Ushtrisë, janë

me konçesion 99-vjeçar nga bosët

e Kokainës që ndërtojnë në Tiranë

Elton Qyno

Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në tavolinën e tij, ka një dosje operative të lënë nga paraardhësi i tij, Ardi Veliu, për veprimtarinë jashtë detyrës të çdo efektivi të RENEA-s, FNSH-së, Gardës, RESI-t dhe komandove të Zall Herrit.

Kjo dosje ka të fotografuar në HD aktivitetin jo normal, të disa prej efektivave të RENEA-s, RESI-t, FNSH-së, Gardës së Republikës dhe repartit special të Ushtrisë në Zall-Herr.

Dosja që ndodhet në zyrën e Gledis Nanos, jep në mënyrë fotografike një tablo të qartë se si, efektivë të RENEA-s, Zall-Herit dhe Gardës së Republikës, i bëjnë lepe-peqe, bosëve të kokainë dhe disa prej oligarkëve më të njohur të Tiranës.

Të cilët pas masakrës së të dielës së shkuar në Fushë-Krujë, kanë shtuar masat e sigurisë fizike për vetën dhe familjarët e tyre.

Fotografime që japin një intenerar lëvizjeje të punonjësve të policisë së Shtetit, duke i qëndruar pas bosëve, nga TEG-u, në ish-Bllok, nga stadiumi në kantiere ndërtimi në Tiranë dhe zonën e bregdetit të Jugut në vend.

Këto 5 njësi speciale që ka Shqipëria, ku njëra varet nga Ministria e Mbrojtjes dhe 4 të tjera nga Ministria e Brendshme, janë marë me konçesion 99- vjeçar nga bosët e kokainë dhe oligarkët e Tiranës.

Në dosjen që zotëron Gledis Nano, raportohet informacion operativ edhe për shifra mjaft të majme, që paguhen përshërbimet jashtë orarit të punës, duke filluar për pagesa që variojnë nga 1 milion lekë të vjetra në muaj, deri në 5 milion lekë në muaj.

Këto shifrash pagesash vijnë edhe për faktin se kohët e fundit kërkesa për garantim të sigurisë është rritur ndjeshëm, ndërsa personeli me eksperiencë është me numër të kufizuar.

Kjo bën që një numër i lartë i komandove të ushtrisë dhe efektivë të RENEA-s, RESI-t, FNSH dhe Gardës së Republikës, pas lënies së detyrës, janë në shërbim të plotë të bosëve të krimit në Shqipëri, duke i shërbyer atyre në forma të ndryshme.

Duke filluar nga shoferë, bodigardë në resorted apo komplekset e ndërtimit, bodigardë të dashnoreve të tyre, dhe deri tek truproja për të mbrojtur me trup, nëse ka ndonjë situatë me shkëmbim zjarri.

Rasti i masakrës së 4 Tetorit 2018 në ish-bllok, e tregoi më së miri këtë panoramë që po tregoj, ku një njësi speciale e komandove të Zall-Herrit,ishte vënë totalisht në shërbim të garantimit të sigurisë fizike të një bosi kokaine, që ndërton në Tiranë dhe jo vetëm.

Komandot e Irakut dhe Afganistanit pas mbarimit të misionit 8 orarësh në ushtri, natën shërbejnë me “Gllokët” e tyre tek bizneset e bosëve të kokainës dhe kryejnë detyra të posaçme për ta.

I njëjti precedent ndodhi edhe me rastin e grabitjes së 4 milion eurove, që po shkonin me furgon në RINAS.

Tre nga të pandehurit e kësaj ngjarje, ishin specialë të Zall-Herit, të cilët nuk pyetën fare se sa të blinduar ishin xhamat e furgonit, pasi me kallashët e tyre, dinin shumë mirë si të çanin xhamat dhe të terrorizonin punonjësit, duke i futur grykën e automatikut brenda.

Ndaj që mos u çudisni që edhe në ngjarjen e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona dhe në ngjarjen e Milotit, ku mbeti i vrarë një dhe u plagos rëndë, Ylli Brahimi, të na dali ndonjë dorë ish-komandoje, ish-RENEA apo ish-FNSH, që janë specialë të cilët hapin vrima edhe mbi blinda.

Një tjetër rast mjaft domethënës është fakti se një efektiv i RENEA-s,shkonte në punë dhe paraqitej në repart me supermakinën e një trafikanti kokaine të kalibrit të rëndë.

Ky rast është i dokumentuar me fotografim dhe Gledis Nano, “fluturoi” efektivin nga rradhët e repartit, duke u lënë në një xhep të vogël të administratës së policisë.

Mbase me eurot e bosit të tij, mund ta kenë rikthyer sërisht në repart. Por për të qënë i sinqertë, nuk e kam verifikuar më tej, këtë rast.

Sot ne kemi efektivë apo ish-efektivë të reparteve speciale që shteti ka harxhuar shumë, për ti trajnuar për përdorimin e armëve dhe teknikave të mbrojtjes e sulmit.

Por fatkeqësisht njerëz të përveçëm të këtyre reparteve, janë marë me “konçesion” 99-vjeçar nga bosët e kokainës dhe oligarkët e Tiranës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT