FOTOT/ Rama: Ju prezantoj me skajin më verior të Shqipërisë që do t’ju lerë pa fjalë

Kryeministri Edi Rama vijon të promovojë bujtinat në vend.
Së fundmi ai është ndalur në skajin më verior të Shqipërisë.
Postimi i plote:
“Në skajin më verior të Shqipërisë në Vermoshin e bukur ndodhet bujtina “Peraj” e ideuar me 4 shtëpiza të vogla që të renditura njëra pas tjetrës duken si të dala nga librat e përrallave. Natyra e bukur e Kelmendit, Malësi e Madhe, me ajrin e pastër dhe gjelbërimin e pafund thotë mjaftueshëm për ta vizituar këtë bujtinë, që vit pas viti po kthehet në destinacionin e preferuar të turistëve vendas dhe të huaj
Një investim i Floridës dhe Zefit, motër e vëlla që e kthyen në bujtinë shtëpinë e gjyshërve të tyre, duke zgjedhur të mos e braktisin vendlindjen si shumë të rinj, por përkundrazi ti japin edhe më shumë vlerë duke ngritur këtë agroturizëm të bukur në zemër të Veriut”, shkruan Rama.