Gripi i shpendëve ul me 40% popullsinë e pelikanit kaçurel në Ballkan

Një monitorim i kryer në vendet e rajonit ka zbuluar se popullsia e pelikanit dalmat në ka pësuar rënie me 40% për shkak të gripit të shpendëve.
Në 15 maj të këtij viti, Shoqëria Ornitologjike Helenike kreu censusin në 95 zona të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Rumanisë dhe Turqisë.
Në Greqi u identifikuan 1,642 pelikanë kaçurel, ndërsa në vitin 2021 kjo shifër ishte 3,359.
Ekspertët thonë se është e qartë që rënia e popullsisë ka ardhur si pasojë e gripit të shpendëve, ku më herët gjatë këtij viti plot 2,000 pelikanë u gjetën të ngordhur.
Në liqenin e Prespës, që mban popullsinë më të madhe të tyre, u identifikuan vetëm 412 pelikanë, një rënie dramatike krahasuar me vitin 2021 ku ishin regjistruar 1,179 pelikanë.
Në të gjithë Ballkanin, numri i pelikanëve dalmat, në vitin 2021 ishte 5,200, ndërsa në 2022 ky numër ka rënë në 3,222, apo 40% më pak.