I thuri lavde Ramës përmes vargjeve, këngëtari polifonik: Është njësoj si Ismail Qemali, duhet ta falenderojmë

Më datë 2 korrik, u festua nën ritmin e këngëve dhe valleve hapja e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Rama së bashku me ministrat e deputetët që e shoqëruan u pritën me këngë e valle nga një grup polifonik.
“Paska dhe male mbi male, që të çajë mes për mes. Tre janë emrat që jap unë, Damiani edhe Balluku, edhe kreu i qeverisë. Nisën punimet e para, nga 2007, po i sosi Edi Rama, në më pak se gjysmë mandatë. Ti e lidhe Labërinë me rrugë kryq e tërhordhoë. Tepelenë, Kuç edhe Vlorë. Këtu mezi shkonin trimat, tani lidhen pak minuta, Gjirokastra dhe Delvina,”– janë disa prej rreshtave në këngën për Ramën.
Kjo ishte kënga që iu dedikua kryeministrit Edi Rama nga grupi polifonik ‘Zëri i bilbilit’ teksa po bëhej inaugurimi i hapjes së aksit rrugor Kardhiq-Delvinë. Ndërsa sot Xheladin Beqiri, gjatë një lidhje telefonike për fax News tregoi arsyen përse i dedikoi këngë falënderuese kryeministrit Edi Rama.
“Ideja e këngës dedikuar Ramës – Unë jam artist popullor, unë kam kënduar të gjithëve edhe këngëve dedikuese dhe falënderuese. Unë me këtë këngë që kam shkruar dhe kënduar nuk kishte skenar apo program artistik. Aty kishin vajtur grupe polifonike unë jam personazh që shkon në vepra historike të Shqipërisë. Këngën unë e shkrojta dhe këndova në një moment të caktuar aty më pas ajo u bë virale në rrjetet sociale. Unë nuk kam thënë rroftë Edi Rama apo djali i Edi Ramës, Balluku apo Gjiknuri. Kushdo që të ishte të bënte një vepër të madhe sic ishte kjo. Në Kardhiq unë kam kënduar përballë Berishës por nuk kishte rrjete sociale dhe nuk bëri xhiron. Nuk i dedikova këngë Berishës sepse nuk ishte vepër e përfudnuar. Kurse Rama e bëri këtë vepër e cila do ti mbetet shqiptarëve. Edi Rama ka ardhur në Sarandë disa herë me inaugurimin e shëtitores. Edhe në kohën e Ismail Qemalit i kanë kënduar njësoj si Edi Rama. Po në Kongresin e Lushnjes që u këndua? Unë si popull dhe si artist e quaj një vepër të madhe hapja e tunelit”, u shpreh Beqiri.