I vodhën portofolin në protestë, folësi i Berishës: O drogaxhinj, aty kisha dhe foton e babit tim të ndjerë

Kreshnik Osmani, një prej folësve të protestës së Sali Berishës, denoncoi një ditë më parë, se i kishin vjedhur portofolin në protestë.
Pas zhurmës që bëri denoncimi i tij, ai ka reaguar duke thënë se aty kishte edhe foton e të atit që ka ndërruar jetë.
“Sqarimi i fundit për port-halet dhe drogaxhinjtë online qe shtyjne jeten duke vjelle vrer ne Facebook!
Portofoli im dhe humbja e tij një natë më parë nuk përbën asnjë lajm. I vetmi lajm në këtë histori është se brenda atij portofoli kisha përvec gjithckaje tjetër që mbahet në portofol, kartën e identitetit të babait tim të ndjerë, Xhemal Osmanit.
Asgjë nuk është më e shtrenjtë për mua se ajo kartë. Sa herë më merrte malli për të, e nxirrja kartën dhe e puthja për të kujtuar erën e tij.
Kaq është e gjithë kjo histori, dhe mos pështyni mbi këdo që ju del përpara se nuk shtyhet jeta me hashash”, shkruan ai.