Ikën nga Presidenca, vjen “joshja” nga Berisha/ Noka: Meta luftëtar i madh për demokraci, aleati më i fuqishëm i PD do të jetë LSI

Deputeti demokrat, Flamur Noka u shpreh se kundrejt instalimit të monizmit në vendin tonë, ka vetëm një zgjidhje: fronti për shpëtimin kombëtar.

Ai shtoi se pas asnjë diskutim, Ilir Meta, ka treguar se është një luftëtar i madh dhe i paepur në betejat për demokraci në këtë vend dhe do të jetë aleati i PD-së.

Noka: Në mënyrë absolute, ka vetëm një zgjidhje në këtë vend ku instalohet monizmi, me mbështetje ndërkombëtare, apo pa mbështetje ndërkombëtare: sot shqiptarët duhet t’i dalin zot vendit të tyre dhe të mbrojnë demokracinë dhe rendin kushtetues dhe pluralizmin që e kanë fituar me kosto të lartë. Ne na takon që t’u prijmë atyre dhe të rikthejmë demokracinë. Fronti për shpëtimin kombëtar e ka këtë detyrë.

Pas asnjë diskutim Ilir Meta ka treguar se është një luftëtar i madh dhe i paepur në betejat për demokraci në këtë vend. Ka treguar se është një ndër njerëzit më të fuqishëm që punon dhe organizon një forcë politike. Aleti ynë më i fuqishëm do të jetë LSI-ja./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT