Ilir Meta spiun i ish-Sigurimit, reagon zëdhënësi: Pse e nxorrët një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë?

Ilir Meta reagon përmes zëdhënësit për njoftimin e dhënë sot nga Autoriteti i Dosjeve se një politikan i nivelit të lartë me inicialet I.M kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit që bëhej fjalë për kryetarin e PL-së.
Meta pyet se pse kjo dosje u publikua 1 ditë pas themelimit të partisë së tij?
Postimi i plotë
“Ha Ha Ha…Autoriteti i Dosjeve u kujtua t’i kërkojë Kuvendit të ndryshojë ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit”, një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë, se gjoja një politikan i nivelit të lartë I.M, figuron bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe qenka përpjekur për t’u fshehur nga verifikimet dhe për këtë u dashka bërë një ligj i veçantë.
Mos e lodhni kot Kuvendin me këtë punë, se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë (kujtoni letrën e fundit të Presidentit të Republikës për të gjithë deputetët).
Latë nam me patronazhistët e sotëm ju që paskeni merakun e “patronazhistëve” të komunizmit.
I BËJMË THIRRJE AUTORITETIT TË DOSJEVE TË HAPË QË SOT DHE TË BËJË PUBLIKE ÇDO DOSJE DHE INFORMACION TË SIGURIMIT TË SHTETIT DHE GJITHÇKA TJETËR, PËRFSHIRË EDHE PROCESVERBALET E ORGANIZATËS SË RINISË TË ASAJ KOHE!
Jetojmë në kohën e “pavarësisë” së institucioneve, por edhe të TRANSPARENCËS, që nuk do të ndalet”, shkruan Tedi Blushi.