Inagurimi i “Bypass-it” të Vlorës, Rama “shkrin” së qeshuri Varhelyi: Do mbështesni Shqipërinë me kokëfortësinë e hungarezit që ju karakterizon!

Kryeministir Edi Rama, pasditen e kësaj të enjte së bashku me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun dhe komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kanë vizituar “Bypass-in” e Vlorës, një projekt ky, i cili është financuar nga Bashkimi Europian nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh.
Gjatë fjalës së tij Rama falenderoi komisionerin për ndihmën që ai i ka dhënë Shqipërisë, teksa shtoi i bindur se do të vijojë të bëjë të njëjtën gjë.
Rama u ndal dhe te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku tha se vendi ynë i ka realizuar të gjitha detyrat dhe se tani është në pritje të aprovimit të propozimit francez nga pala maqedonase.
“Ne rikthehemi këtu së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe me skuadrën e ARRSH-së, së bashku me punonjësit që këtu vazhdojnë të merren me detaje jashtë trasesë së rrugës, përmirësime të mëtejshme të natyrës. Pasi sot u bë e mundur që një mik i çmuar përveçse komisioneri europian për Zgjerimi të vinte këtu, në pamundësi për të qenë me ne në ditën e lajmëruar të celjes së Bypasit, gjë që lidhje me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave, sidomos në fundjavë.
Epra, sot është një ditë shumë e bukur këtu, është gjithmonë kënaqësi të ngjitesh ëpr të shijuar këtë panoramë të mrekullueshme të Vlorës dhe Gjirit të Vlorës, por është edhe një ditë që jam i bindur se Komisioneri do na thotë diçka më shumë në lidhje me atë që ne presim dhe është fillimi formal i negociatave oër anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Unë nuk dua të zgjatem me këtë pikë, gjërat i kemi thënë aktualisht paramenti i RMV është i mbledhur me shpresë për të miratuar në fund të një debate tejet të politizuar dhe padrejtësisht, atë që quhet propozimi i fundit frances, ndërkohë që sa i përket Shqipërisë, Shqiëpria nuk ka të bëjë asgjë më shumë veçse të presë dhe mundësisht të shohim dritën jeshile tën dezuar një orë e më parë.
Nga ana tjetër do përsërisim se pavarësisht aspektit format të procesit ne do të vazhdojmë përditë njësoj sikur negociatat të ishin hapur qysh atëhere kur duhet të ishin hapur ne format dhe ivnestimet dhe financimet e garantuara falë edhe planit ekonomik të investimeve që u cua përpara nga Komisioni i ri nën kjdesin e Posaçëm të Varelyt dhe patjerët dhe me punën e përbashkët me qeverinë hollanedeze për të siguruar që të kemi propozime konkrete në samit në lidhje me si mundet që komuniteti i ri europian të përkeheht në hapa konkret komplomentar, në hapa që a nuk e zvëndësojnë dhe ndryshojnë procesin e hedhjes së hapave të plota në BE, por që e përshpejtojnë përfshirjen e Shqipërisë në BE.
Faleminderit, sic ne premtuam ashtu po ndodh po ju presim me një super diell në super gjirin e Vlorës dhe me bindjen që ju do ta shijon këtë kënaqësi të veçantë. Ju falenderoj me të gjithë mirënjohjen që ju keni bërë dhe do vazhdoni të bëjni me të njëjtën kokfortësi hungareze që ju karakterizon”, tha Rama.